LSI bllokoi mbylljen e basteve? Braimllari: I keqardhur sesi mund te gënjejë Edi Rama

Shqipëria

LSI bllokoi mbylljen e basteve? Braimllari: I keqardhur sesi mund te gënjejë Edi Rama

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 18:52
Endrit Brahimllari

Deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama nga studio e lameve të Syri.net, pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga kreu i qeverisë, i cili tha se nuk e ka lënë LSI, që të mbyllte më parë bastet sportive.

Sipas Brahimllarit LSI i ka kërkuar në atë kohë me anë të Petrit Vasilit që ligji për bastet të çohej në parlament dhe të votohej.

‘Nuk është hera e parë që kryeministri bën fajtore LSI-në, por me thënë të drejtën ndiej keqardhje për këtë kryeministër. Ka filluar të më vijë keq për këtë kryeministër për çrregullimin mendor të tij. Ka një deklaratë të zotit Vasili në atë kohë, ku i thotë tekstualisht se që në javën e parë të janarit ta votojmë këtë ligj, dhe kush nga deputetët nuk e voton do të përjashtohet nga LSI. Rama ëhstë në presion nga njerëzit e tij të cilët nuk e lejojnë. Gjithashtu është dhe në presion nga njerëzit, pasi ky ligj nuk mbyll qepenat por thjeshtë transferon biznesin tek njeriu i tij. Kompania që është liçensuar është kompani offshore dhe ka fituar punë publike në bashkinë e Durrësit, dhe po të hetohet të çojnë tek këto emra’, tha Brahimllari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat