Aleati i Bashës pro Ramës: Shpresoj t’i mbyllë bastet, do t’i them i pari faleminderit

Shqipëria

Aleati i Bashës pro Ramës: Shpresoj t’i mbyllë bastet, do t’i them i pari faleminderit

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 21:25
Dashamir Shehi

Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi përshëndet vendimin e qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit. I ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës me gazetaren Beti Njuma, Shehi tha se nëse kjo gjë do të realizohet, ai do të jetë i pari që do ta falenderojë kryeministrin.

“Përtej rastit që është i vonuar, më mirë vonë se kurrë, unë për vete e aprovoj me të dyja duart. Por, rri me shpresën që këto që po thotë të jenë të sinqerta, nuk janë pjesë e ndonjë skeme që ai mendon vazhdimisht. Shpresoj që atë që tha se nuk do të ketë as monopol online, do të mbyllen dhe këto. Nëse mbyllen ato që janë në rrugë dhe bëjmë shumë mirë për këtë, e përshëndes për këtë punë dhe paratë e këtyre luhen në kompjuter është po e njëjta gjë, madje është pak me keq se mirë keq ai sektor kishte krijuar nja 10 mijë vende pune që është vështirë të rikuperohen. Diçka paguhesh edhe me korrupsionin e madh në buxhet të shtetit. Nëse do ta transferojnë në ndonjë linjë online ku paratë i marrin të huaj dhe 2-3 në Shqipëri kjo do të jetë shumë e turpshme. Por, unë shpresoj që përtej zullumeve që ka bërë që ky ti mbylli. Ditën që t’i mbyllë unë do ti them i pari faleminderit”, tha Dashamir Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat