Plagosja kreut të PD-së në Mat, flasin familjarët: Nuk mbante armë, e plagosën në sy të fëmijëve - Bota Sot
Plagosja kreut të PD-së në Mat, flasin familjarët: Nuk mbante armë, e plagosën në sy të fëmijëve

Shqipëria

Plagosja kreut të PD-së në Mat, flasin familjarët: Nuk mbante armë, e plagosën në sy të fëmijëve

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 23:02
Foto

Pas plagosjes së Xhovalin Ricës pak orë më parë, djali i Xhaxhait, Sandër Rica, ka treguar momentin kur e ka parë të plagosur në oborrin e shtëpisë të mbuluar në gjak.

Ai shprehet se Rica nuk mbante armë në shtëpi, ndërsa tregoi se nuk  ishte në dijeni për ndonjë konflikt që mund të kishte Gjovalini me persona të tjerë.

Djali i xhaxhait tregon edhe bisedën, të cilën e ka bërë në spital, por  Xhovalini nuk i ka treguar detaje të tjera rreth ngjarjes.

“E pashë  të plagosur ne oborrin e shtëpisë në fshat. Kishte dhe fëmijët aty. Nuk kishte armë pranë. Nuk ka konflikte me askënd, është 50 vjeç, e pashë të mbuluar me gjak. Fola me të ne spital por nuk me tha gjë. Nuk mbante armë në shtëpi”, deklaroi djali i xhaxhait.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...