Meta dekoron Motrën Odette Marquet për mbështetjen humanitare ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shqipëria

Meta dekoron Motrën Odette Marquet për mbështetjen humanitare ndaj shqiptarëve të Kosovës

Nga: A.M. Më: 18 tetor 2018 Në ora: 10:57
Meta dekoron Motrën Odette Marquet

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar Motrën Odette Marquet, të Kongregatës "Motrat e vogla të Jesuit" me Dekoratën e lartë "Nënë Tereza".

Ai përmes një postimin në Facebook ka shkruar se “në shenjë vlerësimi për mbështetjen humanitare dhënë për shqiptarët e Kosovës, gjatë eksodit të tyre në Shqipëri, në pranverë të vitit 1999”.

Postimi i plotë:

Në shenjë vlerësimi për mbështetjen humanitare dhënë për shqiptarët e Kosovës, gjatë eksodit të tyre në Shqipëri, në pranverë të vitit 1999, duke vazhduar këtë mision edhe sot në ndihmë të njerëzve në nevojë, pata kënaqësinë të nderoja me Dekoratën e lartë "Nënë Tereza", një zonjë të veçantë, mike të Shqipërisë e shqiptarëve, Motrën Odette Marquet, të Kongregatës "Motrat e vogla të Jesuit".

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat