Vokshi letër AKEP-it: Pezulloni urdhrin për portalet, është i paligjshëm

Shqipëria

Vokshi letër AKEP-it: Pezulloni urdhrin për portalet, është i paligjshëm

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 12:11
Albana Vokshi

Kryetarja e Komisionit te Medias, Albana Vokshi përmes një letër drejtuar AKEP- it kërkon pezullimin e urdhrin për regjistrimin e portaleve në QKB dhe publikimin e nipt-it.

Sipas saj ky urdhër është antikushtetues dhe i paligjshëm.

“URDHËRI I AKEP-it, ANTIKUSHTETUES DHE ANTILIGJOR

Urdhëri i datës 15 Tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është:

- në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike;

- në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut”, shkruan Vokshi.

Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median i ka kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhri antikushtetues dhe antiligjor.

“Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore - siç është liria e shprehjes dhe e medias - përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama”, thekson ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat