Balla gënjeu për njohjen e tij me trafikantin Bego, bëhen publike provat e reja

Shqipëria

Balla gënjeu për njohjen e tij me trafikantin Bego, bëhen publike provat e reja

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 14:06
Deputeti demokrat Luçiano Boçi

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar ndaj deklarimeve të djeshme të Taulant Ballës, sipas të cilit ai është njohur me Edmond Begon në vitin 2015 në xhaminë e Dragostunjës.

Boçi I konsideroi mashtrime deklarimet e Ballës dhe solli prova të reja sipas të cilave Taulant Balla dhe Edmond Bego kanë njohje më të hershme.

Boçi i’u referua sërish sistemit TIMS, pikërisht datës  7 korrik 2014, ku Balla ka udhëtuar  me Edmond Begon. Kontrolli i dy pasaportave është bërë brenda 2 minutave cka tregon se kanë qënë pas njëri tjetrit, tha Boçi.

Më tej ai përmendi datën 22 shtator 2014, dhe në këtë rast kontrolli për Ballën dhe Begon është bërë brenda 1 minute.

Deputeti demokrat deklaroi se vetëm në vitin 2014, Ballad he Bego  kanë udhëtuar së bashku jashtë vendit plot 12 herë.

Boçi I konsideroi qëndrimet e Ballës si përpjekje për ti shpëtuar përkohësisht burgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat