Rama bën Checkup-in dhe bën batuta me mjeken… për një metër - Bota Sot
Rama bën Checkup-in dhe bën batuta me mjeken… për një metër

Shqipëria

Rama bën Checkup-in dhe bën batuta me mjeken… për një metër

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 16:47
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në poliklinikën nr.9 në kryeqytet për të bërë kontrollin mjekësor.

Pavarësisht akuzave të vazhdueshme të opozitës për check-up, kreu i qeverisë në një postim në Facebook tregon se ai është totalisht falas.

Në videon e postuar, Rama është vetë pacient ku i bëhen pyetje në lidhje me regjimin ushqimor, peshën e gjatësinë.

Nuk munguan as batutat e kryeministrit, i cili kur po matej, u tha mjekeve: “A mjafton ky metri për të më matur mua?”.

Në vizitën e poliklinkën nr. 9 mori pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...