Rama bëri check-up, deputetja e PD: Kujdes ç’del nga analizat e gjakut

Shqipëria

Rama bëri check-up, deputetja e PD: Kujdes ç’del nga analizat e gjakut

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 17:41
Pasi kryeministri Edi Rama

Pasi kryeministri Edi Rama postoi pak më parë një video ku bënte check-up-in falas në poliklinikën nr.9 në Tiranë, PD ka vijuar akuzat.

Deputetja e djathtë, Albana Vokshi, e quajti shfaqje të koncesionit të vet korruptiv.  Sipas Vokshit, vetëm 27% e shqiptarëve e kryejnë check up-in.

“Nëse epruveta me kampionin e gjakut të Edi Ramës, nuk është marrë mbrapsht, uroj që të mos ketë gabime. Jo pak burra kanë dalë shtatzanë nga check up. Fati i keq i ndonjë tjetri, se nga analizat e gjakut, mund të rezultojë me dozë të lartë kokaine,” shkruajti Vokshi.

Statusi i plotë

Në vend që të japë dorëheqjen për dështimin me turp të check up-it, Edi Rama jep shfaqje në mbrojtje të koncesionit të vet më korruptiv prej 120 milionë eurosh.

Pavarësisht manipulimeve, shantazheve dhe kërcënimit të mjekëve, vetëm 27% e shqiptarëve e kryejnë check up-in.

Partia Demokratike do ta anullojë këtë koncesion korruptiv që është baza e degradimit të sistemit shëndetësor. Paratë e përfituara në kundërshtim me ligjin nga sponsorizuesja e Edi Ramës, Vilma Nushi, do t’i kthehen qytetarëve me investime serioze që i shërbejnë realisht shëndetit të qytetarëve.

p.s. Nëse epruveta me kampionin e gjakut të Edi Ramës, nuk është marrë mbrapsht, uroj që të mos ketë gabime. Jo pak burra kanë dalë shtatzanë nga check up. Fati i keq i ndonjë tjetri, se nga analizat e gjakut, mund të rezultojë me dozë të lartë kokaine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat