Berisha: Vettingu në politikë e ndihmon SPAK-un dhe reformën në drejtësi

Shqipëria

Berisha: Vettingu në politikë e ndihmon SPAK-un dhe reformën në drejtësi

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 18:12
Sali Berisha

Në një intervistë për Tvklan, ish kryeministri Sali Berisha ka mbrojtur nismën e opozitës për një vetting në politikë, duke u hedhur poshtë akuzat e maxhorancës se kjo lëvizje kërkon të godasë reformën në drejtësi.

Sipas Berishës në të kundërt, vettingu në politikë e ndihmon reformën e veçanërisht iunstitucionet që pritet të krijohen prej saj dhe që janë të specializuara në goditjen e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, ashtu siç është dhe SPAK (Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion)

“Vettingu në politikë e ndihmon SPAK-un, pasi I jep një lëndë shumë të përshtatshme hetimi pë rata që janë mëkatarë. Vettingu jo vetëm që s’e pengon por e ndihmon shumë SPAK-un.”-tha Berisha.

Ish kryeministri shtoi se tashmë është e qartë për shqiptarët dhe vetë ndërkombëtarët se Shqipëria po drejtohet nga familje mafioze.

“PD nuk e ka qëllim në vetvete largimin nga parlamenti, por PD ka arritur tashmë besoj t’u faktojë shqiptarëve se kjo qeveri është e lidhur me krimin në njëmijë fije. Ku mund të imagjinohet në planet një qeveri e hipur në shpinë të Alizotit, një dëshmitari që pret të bëjë një vit burg dhe të marrë 100 mijë euro të premtuara nga qeveria. Opozita u ka shërbyer shqiptarëve por edhe komunitetit ndërkombëtar.

Nuk është e rastit që Komisioni Evropian hoqi datën për hapjen e negociatave. U kuptua në nivelet më të larta se Shqipëria qeveriset nga familjet mafioze. Shqiptarët duhet ta dinë që nuk kanë asnjë perspektivë evropiane me në krye të qeverisë këto familje", tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat