Ekstradohen në Rinas, një ‘kodosh’ prostitucioni, një hajdut dhe një mashtrues

Shqipëria

Ekstradohen në Rinas, një ‘kodosh’ prostitucioni, një hajdut dhe një mashtrues

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 19:32
Foto

Burime nga komisariati i Kufirit dhe Migracionit, Rinas bëjnë të ditur se janë prangosur në Rinas, pas ekstradimit nga vende të ndryshme të Europës, tre persona të dënuar për vepra të ndryshme penale në Shqipëri.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se të ekstraduari janë dënuar, njëri për shfrytëzim prostitucioni m njëri për vjedhje, dhe treti njëri për mashtrim.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë - Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas

Më datë 17. 10. 2018, në PKK Rinas, Interpol Tirana ekstradoi nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorin e Përgjithshme të Burgjeve, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, L. Sh., vjeç, 40, banues në Kuçovë, pasi më datë 15. 01. 2007, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gramsh, e ka dënuar me 9 vjet burg, për veprën penale parashikuar nga neni 114/a/1/6 i Kodit Penal.
Më datë 17. 10. 2018, në PPK Rinas, u ekstradua në hyrje, nga Gjermania nëpërmjet Z. Q. K. Interpol Tirana, shtetasit rumun në kërkim ndërkombëtar, G. L., vjeç 30,  banues në Rumani, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.
Më datë 17. 10. 2018, në K. K. M Rinas, u kap shtetasi në kërkim R. K., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e kanë dënuar me 1 vit, 6 muaj burg dhe 9 muaj burg për veprat penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat