Basha: Vëllezër të deputetëve të PD të dënuar? Pse nuk i bën publik emrat PS?!

Shqipëria

Basha: Vëllezër të deputetëve të PD të dënuar? Pse nuk i bën publik emrat PS?!

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 22:51
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur akuzave të Taulant Ballës se eksponentë të shumtë të opozitës shoqërohen me kriminelë e se madje 3 deputetë të selisë blu kanë vëllezër të arrestuar.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Basha u shpreh se nuk ka asnjë dijeni për pretendimet e Ballës, duke shtuar se nëse numri dy i PS-së ka të dhëna, le ti bëjë publike.

“Unë nuk kam dijeni për deputetë të PD, por në qoftë se ka emra faktet ti bëjë publike, siç i bëjmë ne publike”, tha Basha.

 “Mos prit që unë të bëj ciceronin me foto që ta sjell ai (Balla) këtu ty. Po të dalim në rrugë dhe bëjmë një ecje 500 metra në qendër të Tiranës, shanset janë që të takojmë 10-15 njerëz, prej të cilëve mund të ketë që kërkojnë të bëjnë foto me mua, me ty, me njerëzit publikë. Nuk mund të krahasohet kjo kurrë me 57 udhëtime në TIMS me një trafikant të dënuar që pastaj e marrin dhe e përdorin, siç përdorën atë djalin e Rrahman Rrajes që tha: do ta shohë Basha në votime.”

Sipas Lulzim Bashës, Balla është personi që ka zëvendësuar ish Ministrin e Brendshëm Tahiri në funksionin e tij si pikë kontakti e krimit me Ramën.

“Taulanti ka zëvendësuar Saimir Tahirin. Tahiri ka qenë pika e kontaktit të Edi Ramës me botën kriminale, përveç kontakteve që mbante vetë drejtpërdrejtë. Ka pasur Saimir Tahirin, është detyruar të bëjë sikur largon Saimir Tahirin dhe kontaktet tani i mban Taulant Balla. Kjo është arsyeja pse Taulant Balla del kudo.”-tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat