Basha: Saimir Tahirin e kanë shembur në dru para disa ditësh për dosjen e Xibrakës

Shqipëria

Basha: Saimir Tahirin e kanë shembur në dru para disa ditësh për dosjen e Xibrakës

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 23:21
Lulzim Basha dhe Saimir Tahiri

Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë këtë mbrëmje në “Opinion” duke thënë se ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është rrahur para disa ditësh.

Kryedemokrati u shpreh se sipas informacioneve që ai ka, Tahiri është rrahur për shkak të dijenisë dhe informacioneve që ai ka për dosjen e famshme të Xibrakës (laboratorit të kokainës), që sipas Bashës implikon edhe vëllain e kryeministrit Edi Rama.

Lulzim Basha:  Denoncimet që opozita ka administruar tregojnë qartë se si në rastin e Saimir Tahirit ashtu edhe në rastin e Fatmir Xhafës, sjellja e Edi Ramës ndaj tyre për të mbrojtur deri në çastin e fundit Saimir Tahirin dhe tani për të mbrojtur përmes shkatërrimit të dosjes hetimore, Fatmir Xhafën, diktohen nga fakti se ish-ministri I brendshëm dhe ministry I brendshëm posedojnë të dhëna operative të dokumentuara zyrtarisht se Olsi Rama, vëllai I Edi Ramës, ka qënë një nga personat kyç të fabrikës së kokainës në Xibrakë

Fevziu: Ju keni fakte apo denoncime?

Basha: Po të kisha fakte do ti kisha publikuar, do ti kishe ti, do ti kishin të gjithë. Faktet I ka Saimir Tahiri, prandaj u shemb në dru, madje thonë se u shkrehën dhe armë para një muaji. Faktet I ka Fatmir Xhafa, I dini ju këto, pse bëni sikur si dini? 

Pytje: Kush e ka rrahur Saimir Tahirin? 

Basha: Ata që kanë interes se mos del dosja që komp[romenton Olsi Ramën në fabrikën e kokainës në Xibrakë.

Kujtojmë se dosja e Xibrakës ka të bëjë me laboratorin e kokainës që u gjet nga policia vite më parë në Elbasan. Në burg për këtë laborator të kokainës u futën dhjetëra persona, përfshi këtu dhe nipin e ish diktatorit Enver Hoxha. Prej kohësh gjithashtu, ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se vëllai i Kryeministrit Rama ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës që bënte laboratori i Xibrakës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat