Bogdani: Kush fshihet pas kompanisë së re të licencuar të basteve

Shqipëria

Bogdani: Kush fshihet pas kompanisë së re të licencuar të basteve

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 07:18
Aleksandra Bogdani

Gazetarja e BIRN, Aleksandra Bogdani e ftuar në "360 Gradë", bëri me dije se kompania e vetme e licencuar për bastet online është me bazë në Durrës, ndërsa 30% e kapitalit është me bazë në Karaibe.

Pjesë nga debati

Zheji: Është një deklaratë e kryetarit të PD që kompania që ka marrë licencën është e Olsi Ramës dhe Vangjush Dakos.

Bogdani: Kompania që ka marrë licencës, po, 30% është off shore, 70% është një kompani ndërtimi në Durrës. Administrator është një person që unë nuk i kam gjetur ndonjë rekord. Ilis Hasanbelliu. Ky 30% është në një ishull në Karaibe. Anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës janë disa persona nga Turqia që janë shumë të rinj në moshë dhe të panjohur. Është e vetmja kompani në Shqipëri e licencuar.

Koka: Në platformën online janë edhe kazinotë. Tashmë nuk është nevoja fare të shkosh në kazino.

Bogdani: Fut kartën dhe luan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat