Rreperi Stresi del sot para gjykatës, pasi 3 ditë më parë u arrestua me armë pa leje dhe kokainë në një hotel në perfieri të Tiranës. Arkimed Lushaj njihet me masën e sigurisë, ndërsa policia ka siguruar edhe një tjetër episod ku Lushaj i ka shpëtuar policisë për armëmbajtje pa leje.
Stresi u arrestua në shoqërinë e një vajzë në Hotel ndërsa gjatë kontrollit brenda dhomës së hotelit i është gjetur një dozë kokainë, pistoleta që mbante pa leje, por edhe një sasi e vogël lekësh. “Stresi”, është vënë në pranga pasi akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal në Tiranë dhe merrej me shitjen e narkotikëve. Burime nga Policia e Tiranës thanë për report TV se Stresi ishte prej 1 viti në përgjim.
Gjatë kësaj kohe është zbuluar se ai bashkë me 4 persona të tjerë shisnin kanabis dhe kokainë në lokalet e natës në Ish-Bllok, por edhe në zonën pranë Rrugës së Dibrës në Tiranë.
Zyrtarisht Policia thotë se Stresi dyshohet se është pjesë aktive e një grupi kriminal në Tiranë, por ende nuk dihet kush e drejton këtë grup. Ai akuzohet për “Trafik Narkotikësh, “Krime kundër personit” dhe armëmbajtje pa leje, vepra penale që parashikojnë dënim deri në 10 vite burg. Arkimed Lushaj është djali i Sali Lushës, ish-truprojë i Sali Berishës.