Çavusoglu nis takimet në Tiranë me përqafim të ngrohtë me Bushatin

Shqipëria

Çavusoglu nis takimet në Tiranë me përqafim të ngrohtë me Bushatin

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 09:25
Pamje nga takimi

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevl?t Çavu?o?l? nisi takimet me zyrtarët e lartë të shtetit sot në Tiranë.

Pritja e parë u bë në Ministrinë e Jashtme nga homologu, Ditmir Bushati.

Në përfundim të takimit, ora 10:35, të dy ministrat, Bushati dhe Çavu?o?l? do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë qëndrimit do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi

Kryediplomati turk ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme, dhe gjatë një takimi me anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO), u shpreh se me kryeministrin Rama kishte marrëdhënie shumë të ngushta

"Për marrëdhëniet ekonomike do të punojmë vazhdimisht. Kemi marrëdhënie shumë të ngushta me kryeministrin e Shqipërisë dhe do të hedhim hapa të rëndësishëm për zhvillimin e projekteve të ndryshme. Kemi krijuar mekanizma të ndryshëm për ekonominë. Kemi besimin së marrëdhëniet ekonomike dypalëshe do të kenë një rritje”, tha ministri Cavusoglu.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat