Edi Rama: Sonte do jem në të vetmin kazan që nuk bën sikur…

Shqipëria

Edi Rama: Sonte do jem në të vetmin kazan që nuk bën sikur…

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 10:37
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se do jetë i ftuar në mbrëmje në emisionin “Zonë e Lirë”. Rama tha tek ky emision, balta shitet si mjalta.

“Sonte do jem në të vetmin kazan që s’bën sikur s’është kazan, prandaj dhe nuk e përdor lirinë për t’u ankuar për mungesën e saj. Aty ku e premtja mbrëma bëhet epilogu i javës politike e mediatike të shumë zhurmës për asgjë, e ku vetë balta shitet si mjalta. Zonë e Lirë natyrisht,” shkruan Rama.

Drejtuesi i këtij emisioni, Arjan Çani deklaroi një ditë më parë se nisma kundër shpifjes e Edi Ramës do jetë fillimi i fundit të tij.

Më herët, Edi Rama deklaroi se ka biseduar me zyrtarin e OSBE për lirinë e medias.

“Bisedë e frytshme me Harlem Desir mbi përpjekjet për rend ligjor në median online. Së shpejti Paketa Antishpifje, AntiFakenews në diskutim publik. Gati për të dëgjuar sugjerimet e kujtdo që do një media të çliruar nga shpifjet. OSCE, partner i çmuar në këtë betejë emancipuese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat