Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavu?o?lu, do të qëndrojë sot në Tiranë në vizitë zyrtare.
Axhendën e takimëve Çavu?o?lu e nisi nga Ministria e Jashtme, me homologun Ditmir Bushati.
Në fokus të takimit janë diskutimet për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Në përfundim të takimit që po mbahet në selinë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.
Ministri Çavu?o?lu, do të realizojë takime me zyrtarë të lartë të Shqipërisë, si presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Pas përfundimit të vizitës në Shqipëri, ministri Çavu?o?lu do të realizojë një vizitë në Kosovë.