Korçë/ Shkelën moratoriumin e gjuetisë, 3 në pranga

Shqipëria

Korçë/ Shkelën moratoriumin e gjuetisë, 3 në pranga

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 10:58
Ilustrim

Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion në zonën e Kolonjës, ku tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë shkelur moratoriumin e gjuetisë.

Sipas njoftimit të policisë, pasi janë verifikuar fotot e publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqen 6 shtetas me një mjet tip fuoristradë, me dy armë gjahu dhe kafshë të egra të vrara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Kolonjë kanë shoqëruar tre shtetas.

Në bazë të ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë” u bë bllokimi i armëve të gjahut, së bashku me lejet përkatëse dhe vërtetimet mbi regjistrimin e armëve. Inspektorati i Pyjeve dhe Mjedisit ka ndëshkuar me masë administrative dy prej shtetasve.

Policia e Korçës iu bën thirrje qytetarëve të denoncojnë falas në numrin 112 çdo rast të gjuetisë së paligjshme, duke garantuar reagim të shpejtë dhe vënien përpara përgjegjësisë të çdo shkelësi. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat