Turqia kërkon ‘turqit’, Çavushoglu: I’a kemi sjellë listat Tiranës, ja si përgjigjet Bushati

Shqipëria

Turqia kërkon ‘turqit’, Çavushoglu: I’a kemi sjellë listat Tiranës, ja si përgjigjet Bushati

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Turqia përsërit në Tiranë kërkesën për ekstradim të elementëve të FETO-së, që sipas saj janë në vendin tonë. Në konferencën e përbashkët për shtyp të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe ministrit turk Mevlut Çavushoglu, ky i fundit deklaroi se Turqia është duke pritur diçka nga Shqipëria mike.

“Pas tentativës për grusht shteti, i kemi përcjellë në mënyrë të qartë gjithë kërkesat, në vijim të hapave për eliminimin e veprimtarisë së FETO. I kemi dhënë listat me emrat e tyre edhe miqve tanë shqiptarë. Janë dhe persona që ne kërkojmë ekstradimin e tyre e kemi bërë këtë kërkesë në mënyrë zyrtare, edhe në kuadër të të drejtës ndërkombëtare, kemi paraqitur dokumente përkatëse, dhe presin të realizohen dhe kjo është e rëndësishme jo vetëm për ne, por edhe për Shqipërinë mike”- tha ministri turk.

Ai theksoi me tej se Turqia pret “që të mbyllen institucionet antiturke në Shqipëri. Kjo është pritshmëri e jona. Është një kërcënim tepër serioz për Shqipërinë, ata mund të bëjnë çdo gjë”.

Nderkohe qe ministri Bushati kujtoi se Shqiperia është anëtar i NATO-s dhe kandidate e BE dhe aderon në disa organizma me rregulla të përcaktuar për ekstradime ndaj çdo rrugë ndiqet në rrugë diplomatike.

“Përgjigjja e shtetit shqiptar është ajo përgjigje që i kemi dhënë qoftë Turqisë qoftë në planin ndërkombëtar. Shqipëria ka qenë ndër vendet që është solidarizuar me ato që kanë ndodhur në Turqi, por nga ana tjetër është anëtar i NATO-s dhe kandidate e BE dhe aderon në disa organizma me rregulla të përcaktuar për ekstradime ndaj çdo rrugë ndiqet në rrugë diplomatike dhe asesi në konferenca shtypi”, deklaroi Bushati.

***

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavushoglu e ka nisur axhenden e takimeve sot ne Shqiperi me takimin me homologun shqiptar, ministrin e Jashtem, Ditmir Bushati.

Ai eshte pritur nga Bushati, me te cilin do te kene nje takim koke me koke, e me pas nje konference te perbashket per mediat.

Por, dje ministri turk tha se Shqipëria nuk është vetëm një shtet me të cilin Turqia ka bashkëpunim në rajon, por edhe shtet mik me lidhje historike, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri turk gjithashtu realizoi një takim edhe me anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO), ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

“Shqipëria nuk është vetëm një shtet me të cilin Turqia ka bashkëpunim në rajon, por edhe mik i vërtetë me lidhje të lashta dhe historike”, tha kryediplomati turk gjatë takimit.

Çavu?o?lu theksoi se bashkëpunimi midis dy vendeve ka një kontribut të madh për mbështetjen e bizneseve prestigjioze turke dhe shqiptare. Ai tha se investimet e firmave turke në Shqipëri janë në rritje të vazhdueshme dhe se ato aktualisht kapin vlerë prej rreth 2,5 miliardë dollarëve.

“Do të kemi mundësinë që të shprehim dëshirën tonë për të ndihmuar në fusha të ndryshme, sidomos në sektorin e edukimit. Me Shqipërinë si një shtet mik së bashku hedhim hapa përpara. Bashkëpunimi midis dy vendeve ka një kontribut të madh për mbështetjen e bizneseve prestigjioze turke dhe shqiptare. Shikojmë se ka një rritje të investimeve të kompanive prestigjioze. Kemi dhe një rritje të numrit të anëtarëve dhe kjo na bën krenarë”, deklaroi Çavu?o?lu.

“Është e rëndësishme të rrisim investimet edhe në anën kualitative, Aktivitetet që dhoma organizon janë shumë të rëndësishme për të ardhur në ndihme për projekteve që janë të nevojshme në Shqipëri, që janë të rëndësishme për rritjen ekonomike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trevat e Ballkanit”, shtoi ai.

Sipas ministrit të Jashtëm të Turqisë, të rëndësishme janë edhe projektet për t’i ardhur në ndihmë popullsisë.

“Për marrëdhëniet ekonomike do të punojmë vazhdimisht. Kemi marrëdhënie shumë të ngushta me kryeministrin e Shqipërisë dhe do të hedhim hapa të rëndësishëm për zhvillimin e projekteve të ndryshme. Kemi krijuar mekanizma të ndryshëm për ekonominë. Kemi besimin së marrëdhëniet ekonomike dypalëshe do të kenë një rritje”, tha ministri Çavu?o?lu.

Seyhan Pencabl?gil, kryetar i Bordit Drejtues të ATTSO-së, theksoi gjatë takimit se kjo organziatë është krijuar për të mbështetur marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe, sipas tij, anëtarë janë edhe kompani shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat