PD reagon ashpër pas debimit nga selia të Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve

Shqipëria

PD reagon ashpër pas debimit nga selia të Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 11:56
Edi Rama

Partia Demokratike dënon vendimin e paligjshëm të qeverisë për dëbimin e Shoqatës Antikomuniste të Ish-Të Përndjekurve Politikë nga selia e saj. •

Në një dekleratë të forcës kryesore të opozitës thuhet se Edi Rama po sjell para syve të shqiptarëve hijet e të kaluarës dhe po vepron si nostalgjik fanatik, që ka si objektiv vetëm rikthimin e regjimit autokratik.

Në dekleratë thuhet se akti i qeverisë është dëshmi se liritë dhe të drejtat e shqiptarëve po treten përditë dhe se vendi po shkon me shpejtësi drejt një përplasjeje civile si në vitin 1991.

Ja deklarata e plotë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike dënon me forcë vendimin e qeverisë për dëbimin e Shoqatës Antikomuniste të Ish-Të Përndjekurve Politikë nga selia e saj. Ky dëbim, i pabazuar në ligj, është një vendim personal i Edi Ramës dhe merr shkas vetëm prej instinktit pervers të luftës klasore, trashëguar nga babai i tij biologjik dhe ati i vet ideologjik Enver Hoxha.

Me këtë akt, Edi Rama dëshmohet edhe njëherë si armik i lirive të njeriut, shpërfillës i respektit njerëzor, frymëzues i skutave më të egra të krimit politik. Çdo ditë, ai po sjell para syve të shqiptarëve hijet e të kaluarës dhe po vepron si nostalgjik fanatik, që ka si objektiv vetëm rikthimin e regjimit autokratik. Nuk ka fund egërsia klasore që ai hedh ndaj të përndjekurve politikë: •

Emëron në poste kyçe pinjollë të Byrosë Politike komuniste. • Promovon hetuesit dhe persekutorët më të egër të regjimit komunist, duke i futur ata edhe në sistemin e ri të drejtësisë. • Rrënon kullën e Prek Calit, simbol të antikomunizmit. •

Urdhëron t’i këndohet diktatorit. • Keqpërdor fëmijët të parakalojnë me pankarta me simbolet e komunizmit. • Ndërpret me ligj të posaçëm dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë dhe haptas. Kudo e kurdo mundet, Edi Rama shfaqet si një buratin i diktatorit, një kryeministër i yllit me pesë cepa.

Dëbimi nga selia është hapi i radhës i Edi Ramës kundër shtresës së të përndjekurve. Ministrinë e Drejtësisë, si vegël qorre e Edi Ramës, në kundërshtim me kompetencat e saj, po internon edhe njëherë Shoqatën Antikomuniste të Ish-Të Përndjekurve. Veprimi i qeverisë së Edi Ramës është provokimi më i ndyrë social dhe sulmi i radhës ndaj demokracisë në Shqipëri. Është dëshmia e radhës se shqiptarëve po u treten përditë liritë dhe të drejtat e tyre dhe se vendi po shkon me shpejtësi drejt një përplasjeje civile si më 1991-n, prej të cilës qeveria e Edi Ramës do të ketë të njëjtin fund si rregjimi i atit të tij ideologjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat