A ka kërkuar Turqia largimin e Skënder Brucajt? Ja si përgjigjen kryediplomati turk dhe Ditmir Bushati

Shqipëria

A ka kërkuar Turqia largimin e Skënder Brucajt? Ja si përgjigjen kryediplomati turk dhe Ditmir Bushati

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 12:06
Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevl?t Çavu?o?l? dhe Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevl?t Çavu?o?l? nisi sot ne Tirane takimet me zyrtarët e lartë të shtetit. Pritja e parë u bë në Ministrinë e Jashtme nga homologu, Ditmir Bushati me te cilin zhvilloi edhe nje konference te perbashket per shtyp.

“Do të ngremë shkolla të reja në Shqipëri, do të ngremë nivelin e arsimit në Shqipëri. Nuk do të pranojmë vetëm studentë nga Shqipëria por dhe nga rajoni. Mbështesim kandidaturën e Shqipërisë në OSBE. 

Presim që të mbyllen institucionet antiturke në Shqipëri. Kjo është pritshmëri e jona. Është një kërcënim tepër serioz për Shqipërinë, ata mund të bëjnë çdo gjë.

Duhet eliminimi i veprimtarisë kundër Turqisë që zhvillohet këtu. Ne gjithmonë kemi dhënë lista me emrat e tyre miqve tanë shqiptarë. Gjithashtu janë dhe persona për të cilët kërkojmë ekstradimin e tyre. E kemi bërë dhe zyrtarisht, gjithçka në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Kemi paraqitur dokumentet përkatëse dhe presim të realizohen…”, tha ai.

Por gjate konferences per shtyp, ministri turk iu pergjigj edhe pyetjes nese ne kembim te ndertimit te xhamise

se Namazgjasë, Turqia kishte kerkuar largimin e kreut te Komunitetit Musliman shqiptar, Skënder Bruçaj. Xhamia, qe pritet te jete me e madhja ne rajonin e Ballkanit, financohet nga qeveria turke dhe do te kete kapacitet per 5 mije persona.

Ministri i Jashtem turk u kujdes te jepte nje pergjigje diplomatike kur tha se ishin ne dijeni te vijimit te punimeve te xhamise, se kishin mbetur edhe disa detaje, porse tha nder radhe se Turqia nuk kishte synime te tjera.

Edhe ministri Bushati e kishte nje pergjigje per kete ceshtje duke thene se Shqiperia bazohet mbi parimin e laicitetit e kesisoj do te ishte absurd te mendohej qe shteti shqiptar te mund të përfshihej ne cështje fetare e aq me shume nje vend i huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat