Zbulimi i laboratorit të drogës në Has, reagon Rama

Shqipëria

Zbulimi i laboratorit të drogës në Has, reagon Rama

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 20:54
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social në lidhje me operacionin e zhvilluar këtë të premte për zbulimin dhe demontimin e laboratorit të heroinës në Has.

Rama gjetu rastin që të shprehë bindjen e tij se lufta kundër krimit do të vijojë pa kompromis, duke hedhur dhe një akuzën në adresë të opozitës.

STATUSI:

Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë.

Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit,në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat