Shqipëria i thotë “jo” Turqisë për ekstradimet e FETO-s

Shqipëria

Shqipëria i thotë “jo” Turqisë për ekstradimet e FETO-s

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 08:48
Mevlut Çavusoglu dhe Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i ktheu përgjigje homologut të tij turk Mevlut Çavusoglu, i cili kërkoi nga Shqipëria që të largojë “terroristët turq”.

“Përsa i përket çështjes që ju shtroni, përgjigjja e shtetit shqiptar është ajo përgjigjje që i kemi dhënë qoftë Turqisë, por edhe në planin ndërkombëtar. Shqipëria ka qenë një ndër vendet e para që është solidarizuar me çka ndodhi në Turqi, në rrethanat e grushtit të shtetit, por nga ana tjetër është një vend anëtar i NATO-s, është një vend kandidat për në Bashkimin Europian, ka aderuar në disa dokumente të rëndësishëm ndërkombëtare në fushën e ekstradimit dhe çdo politikë e tillë ndiqet në rrugë diplomatike dhe asesi në konferenca shtypi”, tha Bushati.

Nga ana e tij, Çavusoglu tha gjatë konferencës se Turqia ka dorëzuar listën me emrat e FETO-s për ekstradim.

“Pas tentativës për grusht shteti, pritshmërinë tonë nga Shqipëria e kemi transmetuar dhe përcjellë në mënyrë të qartë të gjitha kërkesat, hapat që duhen hedhur për eliminimin e FETO-s këtu, – shtoi ministri i Jashtëm turk. – Eliminimin e veprimtarisë kundër Turqisë që zhvillohet këtu dhe gjithmonë kemi dhënë lista me emrat e tyre miqve tanë shqiptarë. Gjithashtu janë dhe personat që kërkojmë ekstradimin e tyre. E kemi bërë këtë kërkesë dhe në mënyrë zyrtare në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Kemi paraqitur vendimet përkatëse të gjykatës, dokumentet përkatëse, presim që të realizohen. Kjo është e rëndësishme për ne por dhe për Shqipërinë mike. Fondacioni Maarif ka marrë përsipër, meqë pa rrezkun e FETO ka marrë shumë shkolla në vende të ndryshme. Ose do të marrë shkollat ekzistuese ose në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit do të hapë shkollat e veta”.

Një vit më parë gjykata e Durrësit liroi pedagogun Muhammed Yasir Aydogmus dhe bashkëshorten e tij për të cilat Turqia kishte kërkuar ekstradim të menjëhershëm duke iu përgjigjur negativisht kërkesës turke

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat