Rehabilitim i kanaleve kulluese, punësohen 70 persona

Shqipëria

Rehabilitim i kanaleve kulluese, punësohen 70 persona

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 09:09
Ilustrim

Në bashkinë e Fierit vijon në mënyrë intensive puna për rehabilitimin e kanaleve kulluese në zonat e prekura nga përmbytjet.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, bën të ditur se “për rehabilitim e kanaleve kulluese në zonat e prekura nga përmbytjet, në të cilat nuk mund të ndërhyhet me mjete janë punësuar 70 persona të familjeve në nevojë”.

“Përgjatë segmentit rrugor Levan – Frakull dhe në zonën e Ferrasit tashmë ka nisur puna. Me përfundimin e rindërtimit të urës mbi degën e Martinës dhe forcimit të argjinaturës së Vjosës do të jemi gati për të përballuar intensitetin e reshjeve në ditët në vijim, duke ulur në minimum rrezikun e përmbytjeve”, thekson Subashi.

Bashkia e Fierit ka nisur prej kohësh punën për rehabilitimin e kanaleve kulluese, që të mos ketë më probleme përmbytjesh të tokave bujqësore prej reshjeve që bien në stinën e dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat