Meta përgëzon Zaevin

Shqipëria

Meta përgëzon Zaevin

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 09:53
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë,  Ilir Meta e quajtur një hap të rëndësishëm votimin për ndryshimet kushtetues në Maqedoni.

Ai përmes një postimi në Facebook e ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë, Zoran Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim.

Postimi i plotë:

Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.

E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat