Telefonata e ‘Stresit’ me grupin Bajri, reagon Sali Lushaj: U kërkoi lekët e koncertit

Shqipëria

Telefonata e ‘Stresit’ me grupin Bajri, reagon Sali Lushaj: U kërkoi lekët e koncertit

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 12:18
Sali Lushaj dhe Stresi

Arkimed Lushaj, i njohur me nofkën ‘Stresi’. Mediat kanë raportuar se në përgjimet e prokurorisë rezulton se Stresi ka kontaktuar në telefon me anëtarë të grupit Bajri, i goditur pak javë më parë në qytetin e Shkodrës.

Por ndryshe nga sa deklarohet në media, Sali Lushaj shprehet me anë të një postimi në ‘Facebook’, se djali i tij ka kontaktuar me anëtarë të kësaj familje për të marrë pagesën që i takonte sa i përket performancës që ka zhvilluar në lokalin e tyre.

“Ata që janë të interesuar të shpifin, të shikojnë reklamën e lokalit atë natë”, shkruan Lushaj.

Stresi u arrestua nga policia pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Sipas përgjimeve të publikuara në media, ai dyshohet se i ka kërkuar grupi Bajri ndihmë për t’u arratisur nga Shqipëria

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat