Rama: Deputetët ankohen se ministrat nuk e hapin telefonin - Bota Sot
Rama: Deputetët ankohen se ministrat nuk e hapin telefonin

Shqipëria

Rama: Deputetët ankohen se ministrat nuk e hapin telefonin

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 17:35
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se qytetarët kanë akses në çdo kohë për të përçuar ankesën tek platforma e lançuar on-line dhe brenda 10 ditësh, qytetarët marrin përgjigjen e problemit të ngritur prej tyre.

Shefi i qeverisë shtoi se ka ikur koha e takimeve dhe miqësive për të marrë një shërbim, pasi shqetësimet tashmë kanë një platformë ku adresohen dhe kjo bëhet thjesht me një telefon.

Në një takim në Kamëz për anëtarësimet e reja, kreu i ekzekutivit deklaroi se politika bëhet më efektive kur ka më shumë njerëz të përfshirë.

“Sot këtu nuk jemi për fushatë elektorale, por për të pritur një grup vajzash dhe djemsh , gra dhe burra që kanë hedhur hapin për tu bërë pjesë e grupit tonë.  Politika është diçka e keqe, e pistë dhe diçka që nuk duhet  t’i afrohesh, ka njerëz që thonë se nuk merrem me politikë, por në fakt ky është iluzion, sepse edhe nëse nuk merresh ti, politika merret me ty. Sa më shumë njerëz të angazhohen, aq më shumë politika ndikohet prej tyre. Sa më pak të angazhohen, pjesa tjetër vuan veprimet e politikës. Kush ka një telefon, sot e kanë në xhep qeverinë, sot nuk ka nevojë të njohësh njeri, të presim pa fund, mjafton të nxjerr telefonin dhe të shkarkojë aplikacionin dhe në 3 minuta ta adresojë shqetësimin në atë sektor. Po pret legalizimin dhe se merr dot, nuk ke pse kërkon me mik me shokë dhe me dreq, çoje dokumentacionin tek aplikacioni. Në rast se të takon të thonë hajde merre. Kjo nuk është një përrallë.  Kjo  është ajo që duam, të kenë njerëzit të njëjtin akses si deputetit, ne iu japim mundësinë  njerëzve të zakonshëm. Ministrat shpesh nuk iu hapin telefonin deputetëve.  Ministri vetë është i detyruar ta shqyrtojë ankesën, sepse pastaj  mban përgjegjësi’, tha Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...