Ja për çfarë nuk 'guxon' të shkruajë Blendi Fevziu - Bota Sot
Ja për çfarë nuk 'guxon' të shkruajë Blendi Fevziu

Shqipëria

Ja për çfarë nuk 'guxon' të shkruajë Blendi Fevziu

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 22:16
Blendi Fevziu

Blendi Fevziu, i ftuar në studion e "Mos i fol shoferit" ka treguar projektin e tij të rradhës. Ai ka rrëfyer se ka ëndërr të shkruajë një libër për bashkëbisedimin me stërgjyshet e tij, por nuk guxon. Ende mbetet një projekt në arkivë që nuk dihet nëse do dalë ndonjëherë në treg.

"Kam menduar dhe së fundmi po e sjell në mend, një lloj bashkëbisedimi me stërgjyshet e mia që nuk jetojnë më, por që kanë qenë shumë të rëndësishme. Njëra ishte stërgjyshja, tjerat ishin motrat dhe rrinin rreth meje e kanë ushtruar një ndikim të jashtëzakonshëm në formimin tim. Ishin tipik të qyteti me gjithë paragjykimet që sillte Tirana, të mbushura në paragjykime por njëkohësisht shumë të formuara. Herë-herë në reagimet e mia kam menduar se si mund të shkruaj një libër sot që të bashkëbisedoja se si ka ndryshuar Shqipëria që kur ikën nga kjo jetë dhe disa ikën me një peng që Shqipëria ishte komuniste, e mbyllur. Shumë herë jam ulur para kompjuterit, e shkruaj titullin, kapitujt ku do përqendrohem dhe e mbyll prap. Mendoj që është nga ato librat që ose do vijë në atë moment që do duhet, ose nuk do vijë kurrë", zbuloi Blend Fevziu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...