Blendi Fevziu tregon pritjen “madhështore” që i bënë në Algjeri: U kënaqën aq shumë me mua sa s’më linin të ikja më, i thashë se jetoj mes Italisë dhe Greqisë. Ju rrëfej detajet që si dini

Shqipëria

Blendi Fevziu tregon pritjen “madhështore” që i bënë në Algjeri: U kënaqën aq shumë me mua sa s’më linin të ikja më, i thashë se jetoj mes Italisë dhe Greqisë. Ju rrëfej detajet që si dini

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 00:59
Blendi Fevziu tregon pritjen “madhështore” që i bënë në Algjeri

Blendi Fevziu herë pas here tregon vlerësimin dhe simpatinë e madhe që kanë popullsi të ndryshme për atë. Së fundmi ai ka treguar se një pjesë e popullsisë në Algjeri, ka dalë ta presë dhe i janë lutur që të qëndrojë aty.

Drejtuesi i “Opinion” nuk ka pranuar kërkesën e tyre duke u kthyer sërish në atëdhe.

Duke treguar detaje nga aventurat e tij gjatë udhëtimeve, konkludohet se Fevziu është i njohur në vende të ndryshme të globit ku dalin e presin me taksi në aeroporte.

“Frika vjen kur ti nuk e njeh gjënë. Unë isha para pak ditësh në Algjeri, u futa në Kazban, një prej zonave që e quajnë të frikshme të qytetit dhe në jug, në fillimin e Saharasë që e quajnë jo dashamirëse me të huajt.

Aty ishin njerëz shumë miqësorë, më ftuan të pi çaj me 1 gisht yndyrë por punë e madhe, unë e ktheva.

Ata u kënaqën aq shumë sa nuk më linin të ikja, më pyesnin nga je, por nuk e qëllonin dot Shqipërinë.

Midis Italisë e Greqisë i them sepse nuk orientohen dot”, ka thënë Fevziu duke shmangur kështu një traum të madhe për popullin shqiptar që mund të vinte nga largimi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat