Alarmi për bombë në Tiranë rezultoi…fals

Shqipëria

Alarmi për bombë në Tiranë rezultoi…fals

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 08:03
Tiranë

Një tjetër alarm për bombë vuri në lëvizjen policinë në Tiranë.

Një valixhe e braktisur pranë Muzeut Kombëtar ka shqetësuar kalimtarët që kanë lajmëruar forcat e rendit.

Pas izolimit të zonës, kanë mbërritur dhe forcat xhenio të ushtrisë. 

Ekspertët kanë verifikuar objektin ndërsa më pas kanë ndërhyrë me shpërthimin e komanduar.

Fatmirësisht dhe këtë radhë kishim të bënim me një alarm fals, dhe një valixhe të braktisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat