Pronari i shtëpisë e cila ishte kthyer në një laborator droge në Has, ka bërë dëshminë e tij në polici ku ka sqaruar pozitën e tij, ndërsa deri më tani janë arrestuar 6 persona.
Gazetarja Klodjana Lala raporton për “BalkanWeb” se, pronari i ambientet ku gjet laboratori si dhe lënda narkotike ka thënë në dëshminë e tij se kishte kontaktuar me një person tjetër për të dhënë ambientin e tij për përpunimin e bimëve medicinale.
I arrestuari Xhevit Shuti refuzon të tregojë emrin e personit me të cilin ka kontaktuar për të dhënë ambientin e tij.
“Xhevit Shuti është kryefamiljari dhe pronari i shtëpisë ku u gjet laboratori i përpunimit të heroinës. A ka thënë në dëshminë e tij se ka pasur kontakte me një person tjetër për të shfrytëzuar ambientin e tij për përpunimin e bimëve medicinale, por refuzon të thotë emrin e tij.
I arrestuari tjetër Vehbi Barushi bënte linjën e elektricitetet në ambientin ku u gjet laboratori. Nesër pritet të dalin para gjykatës 5 të arrestuarit për masën e sigurisë”,- tha gazetarja Lala.
Të arrestuarit:
1-Vehbi Barushi
2-Xhevit Shuti
3-Anila Shuti
4-Mustafe Shuti
5-Flamur Çela
6-Biznesmeni turk
Mëngjesin e së premtes forcat speciale të policisë vunë në pranga 3 anëtarë të familjes Shuti si edhe 160 kallëpet e heroinës të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në perpunim, aceton etj.
Policia sekuestroi gjithashtu edhe nje sasi te konsiderueshme opiumi, bime kjo baze per krijimin e heroines.
Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë.
Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës.