Ish-Kryeministri Berisha akuza Taulant Ballës: Është marrë me prostitucion

Shqipëria

Ish-Kryeministri Berisha akuza Taulant Ballës: Është marrë me prostitucion

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 15:01
Taulant Balla

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzon kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se ka qenë i përfshirë në trafik prostitucioni.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha publikon denoncimin e një “qytetari dixhital”, por thotë se edhe burime diplomatike i kanë konfirmuar këtë fakt.

Sipas ish-Kryeministrit, Balla është ndaluar nga policitë e shteteve të huaja për këto akuza. Berisha thotë se Balla është përfshirë në trafik prostitucioni në vitin 1994 kur ka qenë me studime universitare në Rumani.

Postimi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Balla akuzohet përsëri se është marrë edhe me trafik prostitucioni!
Të dashur miq, burime diplomatike kanë informuar në momentin e marrjes së Taulant Begos/Yaris etj etj, këshilltar në Kryeministri për marrëdheniet me trafikantët, se ai është ndaluar nga polici të vendeve të tjera fqinje për trafik të skllevërve të seksit. Kurse qytetari dixhital denoncon përdorimin e ambasadës së Shqipërisë për procedura lehtësuese për trafikimin e vajzave moldave gjatë viteve që ka studiuar në Rumani.

Lexoni mesazhin e tij! sb
Përshëndetje doktor Berisha, të uroj shëndet. Jam një qytetar i thjeshtë ( kam familjen në Rumani, Bukuresht, edhe kam pasur të bëj me ambasadën shqiptare në Rumani për dokumente të ndryshme. Ndërkaq një punonjëse e ambasadës më ka treguar se Taulant Balla ka bërë një shumë të konsiderueshme garancish për femra moldave në ambasadën shqiptare në Rumani gjatë kohës kur ai ka qenë student në Iasi, qytet në Rumaninë verilindore, saqë edhe vetë ish-ambasadori ka ngelur i çuditur nga kjo gjë. Bëhet fjalë në vitet kur Taulant Balla ka qenë në universitet në Iasi 1994. Respekte doktor Berisha, je gjigand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat