Listë e veçantë për votuesit mbi 100 vjeç në Shqipëri

Shqipëria

Listë e veçantë për votuesit mbi 100 vjeç në Shqipëri

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

1 500 të moshuarit që kanë moshën mbi 100 vjeç, do të kenë një listë të veçantë në procesin zgjedhorë të vitit të ardhshëm.

Kjo listë do të bëhet publike shumë shpejt dhe të moshuarit kanë detyrimin të njoftojnë institucionet përkatëse se janë në jetë dhe kanë aftësi për të votuar dhe kështu do të kenë mundësi të marrin pjesë në votimet në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm.

Kreu i Zyrës së Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare bëri të ditur se falë ndryshimeve të ndërmarra në ligjin për Gjendjen Civile, do t’i mundësohet familjarëve akses më i lehtë në regjistrimin e personave që kanë ndërruar jetë.

Sipas Doracaj-t, tashmë nuk do jenë vetëm familjarët që do jenë pjesë e këtij procesi, por dhe vetë institucionet mes tyre.

Drejtori i Gjendjes Civile bëri të ditur se ndryshimet që u votuan nga Kuvendi të enjten e shkuar në ligjin për Gjendjen Civile, u parashikua dhe krijimi i një liste për mbi 100-vjeçarët.

“Objektivi ndryshimeve është pastrimi i regjistrave nga personat që kanë ndërruar jetë, por për të cilët nuk është bërë njoftim nga familjarët. Në radhë të parë këto ndryshime parashikojnë mundësinë që të jetë një rreth më i zgjeruar familjarë që kanë të drejtë të njoftojnë ndarjen nga jeta të familjarit të tyre. Gjithashtu tashmë institucionet do bashkëveprojnë mes tyre për të dhënë informacion mbi ndarjen nga jeta të një personi. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Brendshme janë të ngarkuar për këtë. Po ashtu është hequr edhe gjoba, pra nëse më parë kalonte afati tre muaj për regjistrimin e një personi që ka ndërruar jetë, tashmë nuk ka më gjobë dhe kjo është një mundësi e mirë që ata që se kanë bërë ende lajmërimin ta bëjnë këtë. Po ashtu, duhet thënë se ata që e kanë bërë për të abuzuar përmes kësaj procedure duke përfituar pension kanë konsumuar element të veprës pen ale, që përkthehet në përballje me ligjin në dyert e institucioneve të drejtësisë”, tha Doracaj për ATSH.

Sipas tij, në Shqipëri sot janë bllokuar në sistem 8 000 rekorde të mbi 100-vjeçarëve .

“Këta nuk marrin shërbime. Janë të bllokuara. Po ashtu kemi 1 500 mbi 100 vjeç të cilët janë aktiv, por pas pak ditësh kur të dali ekstrakti i parë i listës zgjedhore, këto rekorde do të bllokohen. Pastaj është detyrë e personit të autorizuar për ta realizuar verifikimin, ose vetë personi të paraqitet e të thoë jam në jetë dhe më ofroni këtë shërbim. Këta 100-vjeçar që bllokohen në ekstraktin e parë, të gjithë këta janë në jetë, do votojnë me listë të veçantë ditën e zgjedhjes, duhet të vërtetojnë edhe ditën zgjedhjes se janë në jetë dhe të aftës fizikisht për të votuar”, tha Kreu i Zyrës së Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat