Ndoka dhe Çuko: Si i goditi Edi Rama dy deputetët e tij brenda ditës

Shqipëria

Ndoka dhe Çuko: Si i goditi Edi Rama dy deputetët e tij brenda ditës

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 18:39
Edi Rama

I shoqëruar me forca të shumta policore, me kapuça të zinj, Arben Ndoka pozonte para kamerave me pranga në duar. Ishte një moment që do mbetet gjatë nëpër ekranet e mediave.

Ish-deputeti i PS, i akuzuar fort nga opozita, por i mbrojtur deri vonë nga kryeministri Edi Rama, po provonte ‘shijen’ e hekurave. Pak më herët ishte arrestuar një tjetër ish-deputet socialist, Arben Çuko.

Nuk dihet se përse të dy u zgjodhën të parakalojnë me pranga në duar të dielën, por fakt është se kryeministri Edi Rama u shpreh se ai është në krah të drejtësisë.

Pak me vonesë? Ajo që dihet me siguri është që BE po bën presion të fortë për arrestime dhe ky mbetet kushti kryesor për çeljen e negociatave.

A ka nisur një periudhë e fortë e luftës ndaj krimit?

Mbetet për t’u parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat