Fati i lumit Cem në Malësi të Madhe mund të jetë i njëjtë me Valbonën, pasi qeveria i ka ndezur dritën jeshile ndërtimit të një tjetër hidrocentrali në Alpe.
Ky fakt bëri që banorët e Kelmendit dhe ato të Tropojës të bëhen bashkë, për të ngritur zërin kundër shkatërrimit që sipas tyre po i bëhet me vetëdije lumenjve.
Nëse për Valbonën komuniteti u zu i papërgatitur, banorët e Kelmendit e kanë çuar çeshtjen në Strasburg, pasi sipas tyre qeveria pa miratimin e pushtetit vendor dhe komunitetit
Gjeto Dukaj, përfaqësues i shoqerisë civile: Kemi hyrë në zyrat e Këshillit të Europës në Strasburg, tek Komisioneri i Mjedisit kemi ënë të gjithë dokumentat që na janë kërkuar.
Por në rast se edhe tek drejtësia ndërkomëbëtare nuk do të gjejnë zgjidhjen e kërkuara, banorët e Kelmendit thonë se do t’i referohen Kanunit.
"Nëse policia dhe shteti nuk vepron atëherë do të kthehemi mbrapa, do të kthehemi tek Kanuni".
"Nuk presim gjë se na mbështet një njësi administrative".
Për aktivisten e shoqatës “Toka”, Catherine Bohne, këto vendime janë çmenduri në një kohë kur vendet e zhvilluara sipas saj po heqin Hidrocentralet që shkatërrojnë ekosisteme.
Katër Hidrocentrale janë parashikuar të ngrihen mbi këtë lumë, ndërsa punimet vijojnë pavarësisht kundërshtimit të komunitetit.