Buna kthehet në moçal; Banorët dhe ekspertët japin alarmin - Bota Sot
Buna kthehet në moçal; Banorët dhe ekspertët japin alarmin

Shqipëria

Buna kthehet në moçal; Banorët dhe ekspertët japin alarmin

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 20:16
Buna

Këto ditë vjeshte pa reshje shiu kanë dhënë alarmin në Lumin Buna. Uji është tërhequr dhe lumi i ngjan një moçali. Banorët, por edhe ekspertët e mjedisin thonë se gjendja është emergjente, pasi atje derdhen edh ujërat e zeza, qe rrezikojnë florën dhe faunën.

Thatësira dhe temperaturat e larta, të pazakonta për stinën e vjeshtës kanë krijuar situatë alarmante në lumin Buna në Shkodër, i cili sot ngjan me një moçal. Edhe më e rëndë paraqitet situata me mbeturinat që kanë dalë në sipërfaqe nga tërheqja e ujit. Si të mos mjaftonte, ujërat e zeza që derdhen në Bunë rrezikojnë seriozisht florën dhe faunën e këtij ekosistemi.

Anne-Sophie Pellier, eksperte ndërkombëtare mjedisore shprehet se gjendja është emergjente.

“ Mjafton një shikim I lirë për të parë se si është situata e mbeturinave në Bunë. Ne jemi duke zbatuar një projekt që ka si qëllim ndryshimin e mënyrës së menaxhimit të këtij ekosistemi dhe ndërgjegjësimin e popullatës për mbrojtjen e tij”, shprehet ajo.

Për sa kohë nuk do ketë një studim të mirëfilltë për shtratin e Bunës dhe një ndërgjegjësim qytetar, jeta e këtij ekosistemi do vijojë të jetë e rrezikuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...