Kush është Flamur Avdyli, ‘i forti’ i Shijakut

Shqipëria

Kush është Flamur Avdyli, ‘i forti’ i Shijakut

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 21:03
Flamur Avdyli

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato RENEA, mbështetur dhe nga blutë e Durrësit, kanë ushtruar një krehje të zonës së Shijakut, për të ndaluar persona me precedentë të mëparshëm penal, në fushën e narkotikëve dhe veprave të tjera të kundraligjshme.

Burime konfidenciale thanë për Fax News se bëhet fjalë për rreth 60 persona të ndaluar, disa prej të cilëve, emra të njohur për policinë dhe botën e krimit. Të njëjtat burime thanë se në këtë superoperacion kanë marrë pjesë 1000 efektivë të policisë.

Mësohet se ndër të arrestuarit janë: Shkëlqim Avdyli, Flamur Avdyli, Astrit Avdyli, Jasin Avdyli, Shaqir Gjepali, Fatos Llaftiu.

Ndërkohë që operacioni policor po zhvillohet pa detaje nga ana e Policisë së Durrësit, e cila është thjesht mbështetëse në operacion, pasi urdhëri ka ardhur nga kryeqyteti. Po ashtu, të njëtat burime bëjnë me dije, se ky operacion ka disa ditë që pritej të zhvillohej në Shijak, i cili është një ndër qytetet më të lakuara për aktivitet kriminale ndër vite dhe që janë shënuar një sërë ngjarjesh me karakter kriminal.

Po ashtu burimet thanë se ka të arrestuar nga i gjithë vendi e jo vetëm nga Shijaku.

Flamur Avdyli, një prej të arrestuarve, është një emër i njohur, pasi është pronar i disa bizneseve në Shijak dhe Durrës. Flamur Avdyli është emigrant prej vitesh në Gjermani, ndërsa është vëllai i Astrit Avdylit, i dënuar për vrasjen e Durim Kusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat