Si u arrestua në lokalin e tij ish-deputeti i PS-së?

Shqipëria

Si u arrestua në lokalin e tij ish-deputeti i PS-së?

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 23:07
Arben Ndoka

Pas arrestimit të Arben Çukos për korrupsion në Burgje, në prangat e policisë ka rënë edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Ndoka është arrestuar në lokalin e tij në qendër të Lezhës. Lokali ka qënë i mbyllur për shkak të disa rikonstruksioneve që po kryheshin. Lokali ndodhej në qendër të qytetit, pranë obeliskut.

Për arrestimin e tij në qytetin e Lezhës kanë mbërritur dy furgona të forcave RENEA. Së bashku me ish-deputetin, është prangosur pasditen e sotme Xhevahir Ndoka, vëllai i ish-deputetit dhe disa persona të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat