Historia që përloti publikun, fëmijët e mitur i luten nënës “live”: Mos ik më, po ike ti… unë e vras veten

Shqipëria

Historia që përloti publikun, fëmijët e mitur i luten nënës “live”: Mos ik më, po ike ti… unë e vras veten

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 23:31
Rudina

Personazhi i dytë në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte Rudina e cila kishte ardhur ekskluzivisht nga  Gjermania për të rrëfyer historinë e jetës së saj. Jeta e Rudinës nuk ka qenë e lehtë. Ajo është rritur në një familje ku varfëria dhe dhuna ka qenë e pranishme për shumë vite me radhë. Më pas ajo u martua dhe mendoi se jeta e saj ndryshoi njëherë e përgjithmonë, por në fakt nuk ndodhi kështu. Në një rrëfim të gjatë në “Ka një mesazh për ty”, Rudina tregoi për peripecitë me të cilat është përballur, por edhe bëri një premtim për tre fëmijët e saj.

Rudina: Jam 38 vjeçe dhe do doja ta nisja historinë time që në lindje. Ishte dimër, shumë ftohtë. Kam lindur poshtë urës, në ujë. Ishte dimër, 29 Janar. Mami nuk arrit dot të shkonte në spital. Mami im ishte së bashku me nusen e xhaxhai dhe ishte ajo që më shpëtoi. Më dërguan në spital dhe pas shumë kohësh e kam marrë veten. Kemi qenë 6 fëmijë dhe me shumë pak të ardhura. Fëmijëria ime ka qenë shumë e vështirë, pasi vetëm babai punonte. Vuanim dhe për të ngrënë, pasi vetëm rrogën e babait kishim. Nuk mbaj mend një gjë të bukur në jetën time. Babai ka qenë shumë nevrik dhe vëllezërit kanë qenë shumë fanatikë. Gjithmonë femra duhet të rrinte mbyllur dhe nuk duhet të dali. Kam punuar që 13 vjeçe në një firmë italiane. Më pas pushoja shumë pak dhe dilja për të punuar tokat. Shkoja në darkë dhe isha shumë e lodhur, flija pa ngrënë. E njëjta gjë përditë. Kam punuar deri në moshën 20 vjeç kushti. Më pas kunata ime më njohu me një djalë që ishte nga Shkodra ishte oficer. Bëmë prezantimin dhe për 30 minuta kam vendosur për tu martuar me atë person, vetëm se doja të ikja nga ai vend. U martova në vitin 2001, dhe isha e lumtur që të shpëtoja nga jeta që bëja.

Ardit Gjebrea: Ajo që di unë është se ti ishte shumë e lumtur që u martove me atë, për një fakt…

Rudina: Po, sepse aty vuaja shumë dhe ishte qytetar dhe do shpëtoja.

Ardit Gjebrea: Si vajti martesa?

Rudina: U martuam në vitin 2001. Prindërit e tij e kanë lënë shumë të vogël. Mamaja e ka lënë 9 muajsh, babai 10 vjeç. Në fillim e morën xhaxhallarët për ta mbajtur por më pas e çuan në jetimoren e Shkodrës, ku ka ndenjur deri në moshën 18 vjeç. Më pas erdhi në Tiranë ku nisi dhe shkollën. Ai më ka treguar se ka vuajtur më shumë shpirtërisht kurse unë e kisha vuajtjen fizike.

Ardit Gjebrea: Pse fizikisht?

Rudina: Po në një familje që përdorej dhunë. Unë jam rrahur në mënyrë barbare me kamxhik kali dhe nuk do e harroj kurrë.

Ardit Gjebrea: Gjetë forcën të shpëtosh nga e gjithë kjo situatë. Gjetë forcën dhe je me Isain. Gjetë shpëtim tek Isai, po më pas lindi një problem…

Rudina: U martuam dhe Isai kërkonte të bënte fëmijë, ngaqë ishte rritur vetëm, jetim. Fajin ma vendoste mua, duke më thënë ja ti nuk bën fëmijë. Unë punoja në Durrës dhe një ditë kishte shkuar në spital dhe ishte vizituar ku i kishin thënë mjekët se kë vetëm 1 % shans për të bërë fëmijë. Shkoj në shtëpi dhe e pyes nëse ishte vizituar dhe më thotë, po vajta. Nisi të qante dhe tha që jetimi është gjithmonë i pa fat. Zoti më la pa nënë dhe pa baba, tani po më le me dhe pa fëmijë.

Ardit Gjebrea: Po ti çfarë i the?

Rudina: Unë i thashë që mos beso tek mjekët, është Zoti ai që vendos, nuk vendosin doktorët. Unë e përjetoja shpirtërisht atë që mjekët kishin thënë, por nuk e shprehja. Erdhëm në Tiranë dhe më thanë mjekët që shumë shpejt do të kishim fëmijë. Në Shtator kam ngelur shtatzënë me djalin. Ka qenë një gjë shumë e madhe të cilën nuk e besoja. Bëra një test dhe e kam parë mbi 100 herë atë ditë. Vjen burri nga puna dhe i them do të jap një lajm shumë të mirë, do të bëhesh baba. Në vitin 2004 erdhi në jetë djali me ermin Rusildo dhe pas 7 muajsh unë ngelem shtatzënë me vajzën.

Ardit Gjebrea: Pse nuk doje ta mbaje vajzën?

Rudina: Nuk doja ta mbaja sepse ne ishim vetëm në një dhomë, me qira,vetëm burri punonte. Unë lindjen e kam pasur me operacion. Rusildo ishte shumë i vogël dhe nuk i përballoja dot të dy. Por nëna ime më ka thënë që mos bëj gabim ta heqësh foshnjë. Ka qenë nëna ime ajo që e kam sjellë në jetë vajzën. Ajo lindi në vitin 2005. Fëmijët e mi janë rritur me shumë vështirësi. Pas 5 vitesh vjen në jetë vajza imë tjetër, Samanta.

Ardit Gjebrea: Si ishin kushtet tuaja?

Rudina: Në ndryshuam shtëpi, pasi qiraxhiu na i rriste çdo muaj qiranë. Samata ka lindur në kushte më të këqija se fëmijët e tjerë. Çfarë binte jashtë, hynte brenda.

Ardit Gjebrea: Cili ishte mendimi i parë që ju erdhi, çfarë mendonit?

Rudina: Doja të ikja sa më parë nga ai vend. Ika vetëm unë me fëmijët dhe burrin nuk e mora dot se nuk ishim të sigurt në azil. Burri punonte oficer këtu dhe kishim frikë se mos humbiste punën. Unë mora fëmijët dhe ika në azil në Gjermani. Me tre fëmijë rrugëve dhe një çantë të madhe në shpinë që e kisha për të ushqyer fëmijët. Shkojmë në kamp dhe kur kam hyrë aty, pashë shumë njerëz. Fëmijët nisën ta qanin dhe unë pas atyre. Ata donin të largoheshin, por më pas mblodha veten. Ndenjëm një natë në Mynih dhe me pas na erdhi letra për tu larguar në një qytet tjetër ku duhet të merrja tre trena.

Ardit Gjebrea: Sa kampe keni ndërruar?

Rudina: 7 ose 8…

Ardit Gjebrea: Me trego pak për natën e Vitit të Ri?

Rudina: Ishte Vitit i Ri dhe më merr nëna ime në telefon dhe më pyet si po kaloni ju, ndërkohë që ne po qanim dhe fëmijët e mi hanin bukë me reçel. Në kamp kishte shumë njerëz dhe ju binte të fikët nga mungesa e ushqimit. Unë kam parë skena të tmerrshme. Flija ditën kur fëmijët i kisha të siguruar. Në kampe ka pasur edhe përdhunime, sherre pothuajse çdo ditë. Na çuan në një kamp dhe dy fëmijët e mi i çova në shkollë. Mu duk sikur jeta ndryshoi, por më pas na çuan në një kamp aty ku kishte persona që do ktheheshin mbrapsht. Çdo gjë ishte me racion.

Ardit Gjebrea: Kur u ktheve në Shqipëri?

Rudina: Kemi ardhur në Shkurt të vitit 2016 dhe u kthyem tek shtëpia e oficerave. Kemi marrë një kredi për të blerë shtëpinë dhe e kemi për 20 vite. Edhe pse kërkoja këtu një punë ishte e pamundur më pas nisa te shkoja në Gjermani të punoja nga 3 muaj dhe kthehesha.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhte me fëmijët, pasi nëna e tyre largohej?

Rudina: Unë ju thoja ditën e fundit që do ikja, pasi ata qanin. Herën e fundit vajza e vogël më shkroi një letër para se të ikja dhe që prej asaj dite e mbaj me vete.

Letra: E dashur mami, unë të dua shumë. Të lutem mos shko në Gjermani. Po ike ti unë e vras veten, vetëm për ty. Zemra më bëhet zjarr kur të shoh ty, je dashuria ime. Samanta!

Ardit Gjebrea: Ti sot ke ardhur enkas nga Gjermani, se ke marrë një vendim dhe do ua thuash tre fëmijët të tu.

Rudina: Unë dua tu them fëmijëve që mami do qëndrojë gjithmonë këtu dhe nuk do largohet më kurrë.

Pasi fëmijët erdhën në studion e “Ka një mesazh për ty” Arditi ka pyetu vogëlushët se kush mund ti kishte thirrur, ata janë përgjigjur se mund të ishte halla, pasi nuk e kanë parë prej shumë vitesh.

Më pas ata shohin në ekranin dhe shfaqet nëna e tyre.

Premtimi i Rudinës

“Më falni që ju gënjeva dhe ju thashë që nuk vi se më ka humbur pasaporta. Edhe ju u mërzitët shumë . Por doja t’ja u thoja publikisht. Rusildo të kërkoj falje që nuk të kam ndjekur në ndeshjet e tua. Mami të premton që sot e tutje do të ndjekë të gjitha ndeshjet e tua. Unë jam një tifoze e çmendur për ty. Dhe ty Isabela të kërkoj falje që të kam ngarkuar me aq shumë punë, ke pasur dhe shkollën. Të kërkoj falje shumë dhe nuk do të ndodhë më. Dhe ty Samanta të premtoj që do jem gjithmonë me ju dhe pranë jush. Nuk do ju lë më kurrë vetëm”.

Të pyetur nëse janë të lumtur, fëmijët janë shprehur të gjithë njëzëri po. Vogëlushët përqafuan nënën e tyre pas premtimit të bukur që morën, se ajo nuk do i lerë më në asnjë moment vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat