Operacionet e policisë, arrestohen edhe dy policës - Bota Sot
Operacionet e policisë, arrestohen edhe dy policës

Shqipëria

Operacionet e policisë, arrestohen edhe dy policës

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 07:56
Pamje nga operacioni

Nga operacionet mbrëmjen e djeshme në disa qytete të vendit janë arrestuar edhe dy efektivë policie.

Ende nuk ka shumë detaje për efektivët që janë prangosur, ndërsa operacionet nga RENEA dhe FNSH janë zhvilluar në Tiranë, Elbasan, Durrës, Sarandë, Lezhë dhe qytete të tjera.

Mbrëmjen e djeshme janë arrestuar në disa operacione; ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të fortët e Shijakut, vëllezërit Avdyli, ndërsa për këtë dosje janë mbi 20 të shoqëruar të tjerë dhe disa në kërkim mes tyre Lul Berisha.

Ndërkohë që në Sarandë dhe Delvinë vijon operacioni për arrestimin e Kelmend Balilit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...