Përsëri “blof”, policia dështon të arrestojë Klement Balilin

Shqipëria

Përsëri “blof”, policia dështon të arrestojë Klement Balilin

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 08:32
Klement Balili

Operacioni i policisë për kapjen e të shumëkërkuarit Klement Balili ka dështuar.

Ende nuk dihet nëse Balili ka arritur që t'i shpëtojë policisë apo informacioni ka qenë i gabuar.

Ditën e djeshme, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA kanë zbarkuar në fshatin Stjar në Sarandë, ku dyshohej se fshihet i ashtuquajturi “Escobari i Ballkanit”.

Ka qenë një informator, ai që ka sjellë informacionin e parë për vendndodhjen e Balilit që sipas tij fshihej në një zonë midis Sarandës dhe Delvinës.

Operacioni për kapjen e Balilit u zhvillua paralelisht me disa superoperacione të tjera.

Në lokalin e tij, u arrestua ish-deputeti socialist Arben Ndoka, ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko, bosi i drogës Astrit Avdyli, ndërkohë që ende vijon operacioni për arrestimin e  Lul Berishës.

Kapja e Klement Balilit u kërkua hapur nga Kryeministri Edi Rama, në më pak se një javë më parë në një deklaratë të tij para drejtuesve të policisë.

Rama kërkoi nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, që të kapej Balili, para se këtë fakt ta vinte në dukje ambasadorja e re amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat