Policia konfirmon arrestimin e vëllait të ish- zv.ministrit

Shqipëria

Policia konfirmon arrestimin e vëllait të ish- zv.ministrit

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 09:42
Policia e shtetit

Policia e Shtetit reagoi në lidhje me lajmin për arrestimin e Altin Isarait, vëllait të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor

47 vjeçari  është arrestuar për "trafikim të armëve dhe municioneve" dhe shpërndarje të lëndëve narkotike"

"Më datë 20.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.I. vjeç 47, banues në Tiranë, për veprat penale parashikuar nga nenet 283/1 e 278/1 të Kodit Penal", është ky njoftimi i shkurtër i policisë.

Arrestimin e tij e njoftoi me herët gazetari Basir Çollaku, i cili shkroi se ai po mbahej i fshehur nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat