Laboratori i heroinës, zbulohet skema dhe roli i Lul Berishës

Shqipëria

Laboratori i heroinës, zbulohet skema dhe roli i Lul Berishës

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 11:50
Foto

Detaje të reja kanë dalë lidhur me superaksionin e zhvilluar dje në 12 qytete të vendit. Sipas Kryeprokurores së Krimeve të Rënda Donika Prel  janë lëshuar urdhër arreste për 44 persona, si dhe për kontrollin e banesave të tyre, dhe personave të tjerë të dyshuar.

Deri tani janë arrestuar 27 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 6 persona të tjerë.

Po ashtu në kuadër të këtij aksioni është dhënë masa e arrestit me burg për korrupsion për Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Dy ish-deputetët dyshohet se kanë pasur rol në këtë grup kriminal, përmes veprimeve të tyre. Po ashtu janë arrestuar nga ana e Policisë dhe nipërit e ish-deputetit Ndoka në qytetin e Lezhës.

Sipas Prelës janë goditur katër grupe kriminale në të gjithë vendin. Në këtë operacion janë arrestuar dhe tre punonjës të policisë.

Por si funksiononte skema mes grupeve kriminale?

Sipas policisë dyshohet se Lul Berisha i cili i shpëtoi arrestimit të policisë kishte marrë përsipër trafikun e heroinës drejt Gjermanisë.

Ndërsa grupi i ‘Avdylajve’ dyshohet si porositësi i laboratorit për prodhimin e drogave të forta në Has, konkretisht heroinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat