Në lidhje me aksionet e policisë ku u arrestuan dy ish- deputetët e PS-së, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, reagoi sërish ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Por sipas tij përpos asaj që mazhoranca e quan sukses, dështim është dekonspirimi i aksionit për arrestimin e Klement Balilit dhe Lulzim Berishës.
Sipas Manjanit deklaratat e ministri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj gjatë javës së kaluar kanë dekonspiruar aksionet.
“Operacioni i Policisë u dekonspirua?!
Sigurisht që po! E dekonspiroi Ministri i Brendshëm.
Një javë para javës që lamë ai deklaroi në tekst:”… javën që vjen do kemi goditje të fortësh…”
Në mes të javës që sapo lamë, në konferencë për shtyp me Drejtorin e Policisë Gjermane, përsëri tha: “… ju këshilloj që këto ditë ti mbani afer telefonat sepse zëdhënësit do kenë lajme..”
Këto deklarime të përsëritura ishin në fakt njoftime për ”të interesuarit” të fshihen…”, shkruan ai.