Pas arrestimit të Arben Ndokës, Pjerin Ndreu: Mënyra e të vepruarit në Lezhë, e habitshme…

Shqipëria

Pas arrestimit të Arben Ndokës, Pjerin Ndreu: Mënyra e të vepruarit në Lezhë, e habitshme…

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 12:32
Arben Ndoka

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka reaguar (ne mbledhjen e grupit) pas operacioneve të policisë për goditjen e disa grupeve kriminale në të gjithë vendin.

Në pranga të policisë ditën e djeshme ra dhe ish deputeti socialist Arben Ndoka.

Nuk marr përsipër të gjykoj provat. Kam rezerva për mënyren skandaloze të veprimit, sjelljen skandaloze se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit. Dhe aplikimin e dy standardeve, një grup që quhet i parë rëndësishëm dhe merret prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Duhet te shihen me qetësi këto gjëra. Ne si forcë politike nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e të vepruarit të prokurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme. Të presim verdiktin e drejtesise e të flasim për të tjerat.” mesohet te jete shprehur Pjerin Ndreu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat