Basha: Operacioni për të shpëtuar peshkun e madh, Vangjush Dako - Bota Sot
Basha: Operacioni për të shpëtuar peshkun e madh, Vangjush Dako

Shqipëria

Basha: Operacioni për të shpëtuar peshkun e madh, Vangjush Dako

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 14:08
Lulzim Basha

“Nuk paragjykoj asgjë, ajo që ndodhi mbrëmë është mos arrestimi i Vangjush Dakos”, tha kryetari i opozitës, Lulzim Basha ne nje prononcim per mediat lidhur me operacionet e policisë.

Pjese nga deklarata e Lulzim Bashes:

“Vangjush Dako kryesori, të tjerët janë peshq të vegjël për të shpetuar peshkun e madh të kësaj dosje Vangjush Dakon dhe për të shkatërruar prova të tjera.

Kjo është një nga dosjet që ka marrë përsipër të shkatërrojë Donika Prela. Ngjarjet e djeshme janë pjesë e skenarit për prishjen e dosjes. Peshqit e vegjël do lirohen, akuzat do lehtësohen. Është pjesë e skenarit të prokurorisë.

Duke iu servirur opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë po mbyllet hetimi për Dakon dhe për të paktën 4 deputetë të tjerë socialistë.

Përpjekje propagandistike për ta shfryrë dosjen Dako me arrestimin e disa peshqve të vegjël ose të ngordhur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...