Ndotja në mes të Lezhës

Shqipëria

Ndotja në mes të Lezhës

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 15:42
Pamje nga video

Ndotja e kanalit të Fildanes, i cili përshkon pjesën jugore të qytetit të Lezhës, vijon të jetë prej vitesh problem jo vetëm për pamjet, por edhe kundërmimin.

Fare pranë këtij kanali ndodhet edhe tregu i fruta-perimeve dhe ndotja rrezikon shëndetin e konsumatorëve.

Fajin për ndotjen e kanë të gjithë banorët e zonës, por edhe tregtarët e tregut të fruta-perimeve, që i bien për shkurt dhe hedhin mbeturinat në kanal.

Tregtarët, duke qenë se janë një nga ndotësit kryesorë, nuk pranojnë që ta komentojnë fare këtë situatë.

Deri tani, bashkia nuk ka marrë asnjë masë për personat apo bizneset shkaktarë të katastrofes mjedisore në mes të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat