“Janë shkarkuar drejtues në rrethe”, zbulohet axhenda e Kryesisë së PS, Spiropali: Kemi kërkuar…

Shqipëria

“Janë shkarkuar drejtues në rrethe”, zbulohet axhenda e Kryesisë së PS, Spiropali: Kemi kërkuar…

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 10:23
Spiropali

Nënkryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për para nisjes së mbledhjes së Kryesisë, ka treguar axhendën e takimit të sotëm.

Spiropali bëri me dije përballë medias se u është kërkuar të gjithë drejtuesve në rrethe të rrisin prezencën në territor, çështje kjo që do jetë pjesë e diskutimit.

Po ashtu konfirmoi se disa drejtues në rrethe janë shkarkuar, por tha se lista do të bëhet publike shumë shpejt.

Deklarata e Spiropalit

Vihet re një shkëputje nga disa territore, drejtuesve politikë u është kërkuar prezencën  e tyre. Sidomos nga bashkitë që drejtohen nga opozita, ku vihet re një degradim i madh së pushtet lokal me qytetarët.

Ne s’kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vendosim gishtin në plagët e qeverisjes lokale por edhe qendrore ky ka nevojë për ndërhyrje.

Është e rëndësishme që paralelisht punohet dhe më familjen tonë të madhe politike në territor.

Cilët janë kryetarët që janë shkarkuar?

Nuk e kam listën këtu, por natyrisht që do të bëhet publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat