“Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimin që ka hapur në lidhje me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i përket veprës kriminale të futjes së parave të krimit me Toyota Yaris.
Ky veprim dëshmon se deklaratat e mia publike, denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës në dhënien e garancive politike djhe në trafikimin e paligjëshme të parave të pista të krimit, janë të vërteta. Sot dua t’u them se në këtë aferë janë të përfshrië edhe dy deputetë të tjerë të Partisë Socialiste, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja…”, tha me heret Lulzim Basha ne nje prononcim per mediat pas daljes nga Prokuroria e Tiranes.I pyetur per kete deklarate te Bashes, me konkretisht ndaj akuzes per perfshirje edhe te dy kolegeve te tij, Cyrbja dhe Manja, ne ceshtjen Toyota Yaris, kreu i grupit parlamentar i PS-se, Taulant Balla u pergjigj se, ” …ai (Basha) flet percart dhe në përfundim të këtij procesi është i nevojshëm edhe një ekzaminim i shëndetit mendor të kryetarit të PD-së”