Spital i ri në QSUT. Rama: Rritim pagat për mjekët dhe infermierët - Bota Sot
Spital i ri në QSUT. Rama: Rritim pagat për mjekët dhe infermierët

Shqipëria

Spital i ri në QSUT. Rama: Rritim pagat për mjekët dhe infermierët

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 15:17
Edi Rama

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë, u çel kantieri për ndërtimin e spitalit të ri të kirurgjisë dhe sëmundjeve të brendshme, që sipas kryeministrit Edi Rama do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit që i ofrohet pacientëve.

Përveç investimit në infrastrukturë, Rama tha se më shumë para’ do të shkojnë edhe në xhepat e bluzave të bardha.

“Do të ketë rritje të rrogave për të gjithë trupën, mjekë dhe infermierë, nga viti i ardhshëm”, deklaroi kreu i qeverisë.

Kryeministri pohoi se në vëmendjen e qeverisë vijojnë të jenë edhe qendrat shëndetësore, me qëllim shtimin e numrit të tyre.

“Ambicia është 300 në fund të mandatit. Këtë vit mbarojnë 80 të parat, në buxhetin e vitit tjetër do të financojmë për 100 të tjera”, theksoi Rama.

Kryeministri u shpreh i kënaqur edhe mbi ecurinë e koncesioneve të kontrollit bazë të shëndetit, i njohur si “check-up”, dhe atë të sterilizimit të mjeteve spitalore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...